Kultura
Filmi “Babai” fitoi tri çmime në Filmfest München
Filmi “Babai”, me skenar dhe regji të Visar Morinës, fitoi tri çmime në Filmfest Munchen të Gjermanisë.
Visar Morina fitoi çmimin për skenarin më të mirë dhe për regjinë më të mirë, ndërsa Astrit Kabashi dhe Val Maloku fituan çmimin për aktorin më të mirë.
Filmi “Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku), një fëmije që shet cigare në rrugë, bashkë me të atin, Gëzimin (Astrit Kabashi), në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai përpiqet të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, kurse i biri bën çdo gjë për të qenë me të, njofton albinfo.ch.
Të zënë mes dëshirës për të qenë bashkë dhe nevojës për të përballuar jetën e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Filmfest Munchen u bë të premten, në mbrëmje.
Filmi “Babai” është mbështetur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Babai i Val Malokut, shoumen-i Valon Maloku, është shprehur shumë i lumtur për çmimet që ka fituar ky film, e sidomos për çmimin e djalit të tij.
“O Zot,o Zot, o Zot”. Me sot s’kam më ëndrra në jetë! Vali fiton si aktori më i mirë në Gjermani, bashkë me Astrit Kabashin. Vdiqa prej gëzimit”, ka shënuar Valoni në profilin e tij.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














