Kosova
Fillon sonte festa e vjeljes së rrushit, “Hardh Fest”
E veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupit Deep Purple dhe Rainbow, i cili do të interpretojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2017
Me sloganin “Mbas Verës, Vjen Vera”, këtë vit mbahet edicioni i 16 i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”. Ky festival tradicional, i cili organizohet dhe mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga Komuna e Rahovecit, do të jetë i hapur deri më 10 shtator, transmeton albinfo.ch.
Gjatë kësaj kohe, prodhuesit e rrushit dhe verës do të kenë mundësinë e promovimit të produkteve të tyre. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se gjatë këtij viti ka investuar edhe në hapësirën në të cilën do të organizohet festivali, vend ky i cili mund të shfrytëzohet edhe për shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët e kësaj ane edhe pas përfundimit të festivalit.
E veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupit Deep Purple dhe Rainbow, i cili do të interpretojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2017.
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet













