Gjuha
Regjistroni fëmijët tuaj në Shkollë Shqipe në Austri
Krahas mësimit të rregullt në gjuhën gjermane, fëmijët me origjinë të huaj kanë mundësi që të vijojnë edhe mësimin në gjuhën e vendit prej nga vijnë, nga një deri tre orë mësimi në javë.
Pas pushimeve të gjata verore, këtë javë që po e mbyllim në Vjenë filloi viti i ri shkollor, ku rreth 450 shkolla i hapen dyert për diku 225.000 nxënës (shtypi austriak). Ata do të fillojnë garën për mësim, garën për dije…Këtu bëjnë pjesë edhe një numër bukur i mirë i nxënësve shqiptarë ose me origjine shqiptare!
Krahas mësimit të rregullt në gjuhën gjermane, fëmijët me origjinë të huaj kanë mundësi që të vijojnë edhe mësimin në gjuhën e vendit prej nga vijnë, nga një deri tre orë mësimi në javë. Këtë mundësi e kanë edhe nxënësit shqiptarë. Madje duke e pa rëndësinë e gjuhës amtare, rolin e saj në zhvillimin e përgjithshëm tek nxënësi, si në aspektin kulturor edukativ, ashtu edhe nxënjen e njohurive të përgjithshme për origjinën e tij, institucionet arsimore në Austri, konkretisht Stadtschulrat, mbështetë, organizon dhe e financon këtë formë të mësimit.
Mësimi në gjuhën amtare nuk është obligator, por është i dëshirueshëm dhe mëse i nevojshëm për fëmijët tanë, ngase në rend të parë, fëmijët mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë. Të lexuarit rrjedhshëm dhe të kuptuarit mirë në gjuhën amtare, respektivisht në gjuhën letrare, ndihmon nxënësit që më lehtë të kuptojnë mësimin edhe në gjuhën e vendit, në këtë rast gjuhën gjermane. Kjo nënkupton edhe integrim të natyrshëm të nxënësve në shoqërinë austriake, e njëkohësisht ruajtjen e vlerave dhe traditave kulturore e kombëtare! Fatkeqësisht përkundër faktit që mësimi organizohet në shkollat publike dhe mësuesit paguhen nga shteti i Austrisë (nga taksapaguesit ku padyshim kontribut japin edhe prindërit shqiptarë), megjithatë interesimi i prindërve për të dërguar nxënësit edhe në mësimin e gjuhës amtare ishte fare i vogël…
Të nderuar prindër, me mos regjistrimin e fëmijës tuaj në mësimin e gjuhës amtare, Ju, ua keni mohuar fëmijës tuaj një nga të drejtat elementare, të drejtën për të njohur kulturën e popullit të tij, rrënjët prej nga vjen, identitetin kulturor e kombëtar i cili shprehet përmes gjuhës së folur e sidomos asaj të shkruar.
Bazament (themel) i kulturës së një populli është gjuha e tij e cila e identifikon atë në raport me popujt tjerë por njëherësh edhe e barasvlerëson me të tjerët. Përmes gjuhës shprehim dëshirat, ndjenjat, artin etj.
Mos hezitoni që ta shfrytëzoni këtë të drejtë legjitime, që ua mundëson fëmijëve tuaj njohjen me gjuhën, kulturën, historinë e popullit tonë dhe gjeografinë e trojeve shqiptare.
Jam plotësisht i vetëdijshëm se një, dy, ose tre orë në javë janë pak, sa një pike ujë në detin e pafund! Megjithatë edhe në ato dy-tri orë nxënësit do ta ndjejnë më afër atdheun, do të komunikojnë me njëri tjetrin, madje pa dallim nga te gjitha trojet etnike prej nga vinë, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi. Ata do të shoqërohen me njëri- tjetrin do të mësojnë për qytetet e ndryshme prej nga janë prindërit e tyre, e kështu me radhë.
Javën tjetër, me 10 shtator, fillon mësimi në të gjitha shkollat në Austri.
Për informacione duhet te drejtoheni ne shkollën ku është i regjistruar fëmija i juaj; tek SHMSH „Naim Frashëri“ Austri Tel.: +43 (0)699 11098991; +43 (0)676 3410602 Web: www.naimfrasheri.at E-Mail: [email protected]
Formularin për regjistrim mund ta shkarkoni ne këtë link: FORMULARI
Suksese dhe fillim të mbarë!
Osman Ademi, mësues në Vjenë
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














