Futboll

FIFA angazhohet për evakuimin e futbollistëve afganë

FIFA dhe sindikata e lojtarëve, Fifpro, ranë dakord të ndihmojnë në evakuimin e futbollistëve nga Afganistani që dëshirojnë ta bëjnë këtë, konfirmoi sot Fatma Samoura, sekretare e përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit.

“Ne po punojmë me Fifpro”, shpjegoi drejtuesja e FIFA-s, duke specifikuar se ishte tashmë e nevojshme të vlerësohej “numri i lojtarëve të interesuar”, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.

”Evakuimin e futbollistëve nga Afganistani e kemi bërë edhe në të kaluarën dhe duhet të jemi në gjendje ta bëjmë përsëri”, shtoi Samoura.