Shqipëria
Festivali “Digital Nomad” mbledh në Tiranë ekspertë nga mbarë bota
Festivali bën bashkë ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre me profesionistë, sipërmarrës dhe novatorë të rinj, që aktualisht eksplorojnë botën e teknologjisë dhe punës në distancë.
Ka nisur në Tiranë festivali treditor “Digital Nomad”, që bën bashkë ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre me profesionistë, sipërmarrës dhe novatorë të rinj, që aktualisht eksplorojnë botën e teknologjisë dhe punës në distancë.
Në konferencën për shtyp, së bashku me të ftuarit e festivalit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kryeqyteti shqiptar, më në fund, po bën një kapërcim të madh drejt teknologjisë dhe inovacionit, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Veliaj tha se qytete si Tirana kanë origjinalitetin e tyre dhe pikërisht për këtë janë kthyer edhe në qytete tërheqëse për turistët, por edhe për aktivitete të këtij niveli.
Kreu i bashkisë tha se ashtu sikurse edhe ky festival mjaft i rëndësishëm, që erdhi në Tiranë në vitin kur kryeqyteti ynë është shpallur edhe Kryeqyteti Evropian i Rinisë, ngjarje të tjera të mëdha, mbi 1000 të tilla, janë organizuar dhe pritet të organizohen në vijim.
“Tirana ka pasur 1000 aktivitete këtë vit. Patëm festivalin Sunny Hill të Dua Lipës, apo koncertin e Rita Orës. Pak më parë organizuam finale e Conference League. Kur pamë në Sevilje njerëzit që nuk kishin ujë për të pirë, kurse në Paris 15 mijë huliganë hynë pa bileta, thashë: Ne nuk jemi keq, por na duhet pak vetëbesim. Së pari, të mos shajmë veten tonë dhe të jemi ne agjentë marketingu të Shqipërisë, të Tiranës. Po nuk fole mirë ti për gjënë tënde, kush do flasë? Së dyti, të rekrutojmë gjithë këtë skuadër këtu, me njerëz që e dinë si bëhet kjo punë dhe që mund të jenë pjesë e një kori avokatie për Shqipërinë dhe për Tiranën. Ndaj, besoj fort se nëse kjo ngjarje, ky aktivitet, ky festival prodhon këtë fabul, pra prodhon këtë tregim të asaj që kemi arritur,” nënvizoi Veliaj.
Ai tha se epiqendra e këtij transformimi ndodhet sot si një monument i gjallë në qendër të kryeqytetit shqiptar, Piramida, që po shndërrohet në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.
“Vetëm fakti që Piramidën, që është ndoshta metafora më e bukur e transformimit të Shqipërisë, – po e kalojmë nga një mauzoleum i diktatorit, në qendrën më të madhe të IT-së, teknologjisë së informacionit, kodimit, elektronikës, robotikës, besoj se vetëm historia e asaj ndërtese, tregon tranzicionin më mirë se kushdo; pra pika ku ne kthejmë dhe ku realisht nisim një trend të një Tirane që nuk ndalet, për të qenë ndoshta jo një qytet “i ri-i vjetër”, por një qytet origjinal”, tha Veliaj./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













