Autotech
Ferrari prezanton dy modelet e reja
Ferrari ka në plan të prodhojë në total 15 modele të reja mes vitit 2023 – 2026, duke përfshirë edhe makinën e parë elektrike
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm me benzinë.
Dy makinat, e prezantuara me rastin e një eventi në Majami, të enjten në mbrëmje, shënojnë debutimin e parë të Ferrari këtë vit, pas pesë të tillave në vitin 2023, raporton Reuters.
Ndërkohë, shtëpia automobilistike me seli në Maranello vijon me hap të shpejtë prezantimin e modeleve të reja për të mbajtur vëmendjen e klientëve të saj të pasur.
Si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë të elektrifikimit në industri, shtëpia automobilistike i ka shtuar makina elektrike – hibride gamës së saj që nga viti 2019 dhe ka premtuar automjetin e saj tërësisht elektrik (EV) në fund të vitit 2025, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, Ferrari është zotuar gjithashtu të vazhdojë shitjen e makinave tradicionale me motor me djegie të brendshme (ICE), falë vendimit të Bashkimit Evropian për të përjashtuar automjetet që punojnë me e-karburantet nga ndalimi i parashikuar i makinave ICE.
Modeli i ri 12Cilindri dyvendësh dhe versioni 12Cilindri Spider frymëzohen nga modelet historike grand-tourer (GT) të Ferrari të viteve 1950 dhe 1960 – deklaroi kompania.
Ato janë të pajisur me motorin karakteristik me 12 cilindra me benzinë të markës, me të cilin është i pajisur edhe modeli Purosangue, me katër dyer dhe katër vende.
Motori V12 ndodhet në mes të pjesës së përparme (830 kuaj fuqi) dhe do t’u sigurojë dy modeleve shpejtësi maksimale më shumë se 340 kilometra në orë.
Në Itali, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider kushtojnë përkatësisht 395.000 euro dhe 435.000 euro, në fashën e mesme dhe të lartë të gamës së çmimeve të Ferrari.
Dërgesat e parë në Evropë për 12Cilindri parashikohen në tremujorin e fundit të këtij viti, kurse për 12Cilindri Spider, në tremujorin e parë të 2025.
Ferrari ka në plan të prodhojë në total 15 modele të reja mes vitit 2023 – 2026, duke përfshirë edhe makinën e parë elektrike.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











