Maqedonia
Fenomeni në Maqedoni: Ku ka dasma, ka krisma
Nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 11 raste të plumbave qorr me pasoja lëndime në njerëz dhe makina të dëmtuara
Krismat e armëve në dasma dhe ahengje të ndryshme familjare duket se janë bërë përditshmëri gjatë këtyre dy muajve në Maqedoni kur edhe bëhet numri më i madh i ceremonive martesore.
Shumë prej qytetarëve të anketuar për “Alsat” thonë se ndjehen të rrezikuar për shkak të gjuajtjeve me armë në mënyrë të pakontrolluar, përcjell albinfo.ch.
Ata thonë se plumbi i krisur nuk shton e as nuk zbeh atmosferën e krijuar në dasmë.
“Ky është mentaliteti ynë dhe nuk ndryshohet. Sigurisht që nuk është mirë, por edhe pushteti i ka fajet. Nga ato gjuajtje ka shumë të këqija, shumë pasoja. Mund të festojmë edhe pa plumb”, thotë një qytetar.
“Verës ka më shumë se dasma, nuk është mirë, duhet të gjuhet siç është adeti, kur merret nusja. Disa e teprojnë shumë. Ata që gjuajnë shumë sigurisht që duhet të ketë gjoba”.
Gjithashtu, qytetarët kërkojnë nga MPB-ja të shqiptohen gjoba të larta ndaj personave që përdorin armë zjarri në ahengje familjare.
“Gjuajtja duhet të jetë rreptësishtë e ndaluara se shumë tragjedi janë bërë, por këtu fillimisht duhet të reagojë shteti. Është gjuajtur me orar të caktuar dhe është ditur personi se kush duhet të gjuaj. Sot, edhe fëmijët edhe çdo kush tjetër e përdor atë. Për mendimin tim duhet të jetë rreptësishtë e ndaluar”, thekson një tjetër qytetar.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë nuk raportuan për numër të saktë të incidenteve të shkaktuara nga gjuajtjet me armë zjarri, por thuhet se nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 11 raste të plumbave qorr me pasoja lëndime në njerëz dhe makina të dëmtuara.
Nga dikasteri i Brendshëm, kohë më parë apeluan që qytetarët të përmbahen nga gjuajtja me armë nëpër dasma dhe ahengje të tjera familjare duke përkujtuar se ajo paraqet shkelje të rendit publik dhe parashihet gjobë prej 200 deri 500 euro, ose edhe burg prej 6 muaj deri në 10 vjet.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?