Shëndetësi
Fekondimi i asistuar mund ta rrisë rrezikun për të vuajtur nga shtypja e lartë e gjakut
Një studim nga shkencëtarë zviceranë, nën udhëheqjen e doktorit Dr. Emrush Rexhaj dhe i publikuar në revistën shkencore amerikane me renome ndërkombëtare «Journal of the American College of Cardiology», ka gjetur që fëmijët e lindur me fekondim të asistuar, në adoleshencë, kanë shtypjen e gjakut më të lartë në krahasim me fëmijët e lindur pas fekondimit natyral, shkruan albinfo.ch.
Të praktikuara për herë të parë te njeriu në vitin 1978, teknikat e fekondimit të asistuar ua kanë bërë të mundur mijëra çifteve fertile të kenë fëmijë. Fekondimi i asistuar përfshin një numër metodash, siç janë fekondimi apo fertilizimi in vitro dhe injektimi intracitoplasmik, me të cilat ndihmohet arritja e shtatëzënisë. Por kjo mënyrë e fekondimit, meqenëse nuk është natyrale, mund edhe të ketë pasoja më vonë te fëmijët e lindur përmes këtyre metodave.
Një studim nga shkencëtarë zviceranë, nën udhëheqjen e doktorit Dr. Emrush Rexhaj dhe i publikuar në revistën shkencore amerikane me renome ndërkombëtare «Journal of the American College of Cardiology», ka gjetur që fëmijët e lindur me fekondim të asistuar, në adoleshencë, kanë shtypjen e gjakut më të lartë në krahasim me fëmijët e lindur pas fekondimit natyral, shkruan albinfo.ch. Ajo që është më shqetësuese thotë Dr. Rexhaj «është prevalenca apo përhapja më e lartë e hipertensionit tek adoleshentët e lindur me fekondim të asistuar».
Për këtë studim kanë shkruar e raportuar medie të ndryshme ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe New York Times. Në vendet e zhvilluara, nga fekondimi i asistuar lindin 2 deri 5 % e fëmijëve. Në 2016, 1.9 për qind e rreth katër milionë foshnjave të lindura në SHBA, kanë lindur me fekondim të asistuar, shkruan New York Times.
“Nuk ka nevojë për panik”, thotë autori senior, Dr. Emrush Rexhaj nga Spitali Universitar i Bernit në Zvicër. “Por këta fëmijë kanë nevojë për më shumë kujdes se sa të tjerët – matje të shtypjes së gjakut pas moshës 16-vjeçare si dhe eliminimin e faktorëve të rrezikut, siç janë pirja e duhanit, mbipesha dhe mos aktivizimi fizik. Tek të rinjtë ne mund të tolerojmë një shtypje të gjakut pak më të lartë, por nëse kjo është shumë e lartë, atëherë duhet filluar terapinë.”
Titulli në anglisht i studimit është “Association of Assisted Reproductive Technologies With Arterial Hypertension During Adolescence”.
Autorët: Meister TA, Rimoldi SF, Soria R, von Arx R, Messerli FH, Sartori C, Scherrer U, Rexhaj E.
Publikuar në: J Am Coll Cardiol. 2018 Sep 11;72(11):1267-1274.
Dr. Emrush Rexhaj, Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer në Universitetin e Lozanës në vitin 2005. Në Zvicër ka ardhur në moshën 18 vjeçare, menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme te mjekësisë në Prizren. Është nga Komuna e Shtimjes ndërsa në Zvicër ka ardhur për t`iu bashkuar prindërve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













