Futbolli Shqiptar në Zvicër
FC Tetova, klubi ku luan edhe lojtari i përfaqësueses kosovare
Tetova nuk është vetëm e tetovarëve, në këtë klub luajnë shqiptarët e të gjitha trojeve
«Tetova përbëhet aktualisht vetëm nga lojtarë shqiptarë nga trojet shqiptare. Ata janë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës», thotë kryetari i klubit, Basri Xhelili.
Lojtari më i famshëm i klubit FC Tetova është Fadil Goli i përfaqësueses kosovare në futsal. Goli ka luajtur këtë vit për herë të parë për përfaqësuesen e Kosovës në garat për kualifikimin Europian në Futsal duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kombëtares kosovare, me katër gola të shënuar.
Jo vetëm sport
Tetova është një klub i ri që është themeluar në fillim të qershorit 2011 në Seebach të kantonit Cyrih. Është iniciuar nga 12 shokë që për qëllim kishin jo vetëm angazhimin sportiv e ruajtjen e kontakteve mes tyre por edhe ruajtjen e gjuhës e traditave. «Veç sukseseve sportive, nuk duhet harruar se klubet shqiptare luajnë një rol të rëndësishëm në integrimin e të rinjve, ruajtjen e gjuhës dhe traditave tona si dhe ruajtjen e kontakteve sociale».
Të gjithë themeluesit e klubit ishin në atë kohë lojtarë aktiv duke dhënë angazhimin e tyre edhe me detyra vullnetare në kryesinë e klubit.
«FC Tetovën e përcollën shumica e themeluesve edhe pse ata nuk janë më aktiv në futboll, ata japin kontribut në mënyra tjera si trajner, kryetar, drejtor sportiv dhe detyra tjera të klubit» .
«Samir Idrizi, Mirsad Dzemaili, Erxhan Zeqiri, Basri Xhelili, Admir Ziberi, Sead Miftari, Semir Demiri, Burhan Iseni dhe Riza Iseni janë themeluesit e FC Tetovës që e mbështësin edhe sot e kësaj dite ekipin kudo që shkon», tregon Xhelili.
Një vit pas themelimit, ngjiten një shkallë më lart
Nga ana sportive, FC Tetova ndeshjet e para kampionale i ka zhvilluar gjatë vitit 2011/2012 duke startuar si rëndom në ligën e pestë zvicerane. Në fund të kampionatit ata janë shpallur kampion dhe kështu kanë fituar të drejtën për të garuar sezonen vjeshtor të 2012 në ligën e katërt të rajonit Cyrih.
«Pas suksesit të shpejtë, FC Tetova, një vit pas themelimit, themeloi edhe ekipin e seniorëve, por mospjesëmarrja regullt në stërvitje dhe në ndeshje na detyroi ta tërheqim ekipin nga kampionati», thotë Xhelili.
Sukseset e FC Tetovës janë ngjitja në ligën e katërt, themelimi i Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër, arritja dhe loja në gjysmëfinale ndaj FC Kosovës ZH në turnirin për kupën e Unionit.
«Synimi ynë i parë dhe i vetëm është momentalisht ngjitja në ligën e tretë».
Futbollisti më i ri i FC Tetovës është 18 vjeçari Edolind Selimi i cili luan përkrah futbollistit më të vjetër, 40 vjeçarit, Burhan Iseni.
«Aktualisht, golashënuesi më i mirë i FC Tetovës është Muhamet Ramadani me 21 gola në 11 ndeshje. «Nuk duhet harruar edhe përcjellësin e tij Avdilsamet Saqipi i cili deri në gjysmësezonë shënoi 18 gola dhe ishte vetëm dy gola larg vendit të parë».
Nga drejtuesit e klubit mësojmë se janë edhe lojtarët e tjerë të cilët japin maksimumin për këtë klub, pa të cilët golashënuesit nuk do të kishin shënuar kaq shpesh.
FC Tetova është një skuadër e re që po e luan me sukses rolin e një shoqate unifikuese mes shqiptarëve dhe vendasve.
Themeluesit
«Samir Idrizi, Mirsad Dzemaili, Erxhan Zeqiri, Basri Xhelili, Admir Ziberi, Sead Miftari, Semir Demiri, Burhan Iseni dhe Riza Iseni janë themeluesit e FC Tetovës që e mbështësin edhe sot e kësaj dite ekipin kudo që shkon», tregon Xhelili.
Golashënuesit
«Aktualisht, golashënuesi më i mirë i FC Tetovës është Muhamet Ramadani me 21 gola në 11 ndeshje. «Nuk duhet harruar edhe përcjellësin e tij Avdilsamet Saqipi i cili deri në gjysmësezonë shënoi 18 gola dhe ishte vetëm dy gola larg vendit të parë».
Sukseset
Sukseset e FC Tetovës janë ngjitja në ligën e katërt, themelimi i Unionit të Klubeve Shqiptare në Zvicër, arritja dhe loja në gjysmëfinale ndaj FC Kosovës ZH në turnirin për kupën e Unionit.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri