Lajme
FBI zbulon se Irani ka hakuar fushatën e Trumpit e Bidenit
Fushata elektorale e Donald Trump është prekur nga hakerët e Iranit. Këtë fakt e ka bërë të ditur FBI-ja amerikane, sipas një raporti të cituar nga media amerikane Washington Post. Ish-presidenti Donald Trump tha të shtunën se Microsofti kishte informuar stafin elektoral të Donald Trump se Irani kishte hakuar një nga faqet e tij të internetit. Trump tha se Irani ishte “në gjendje të merrte vetëm informacione të disponueshme publikisht”.
FBI-ja po heton gjithashtu një tjetër hakim, e cila ka pasur në qendër të saj fushatën elektorale të Presidentit amerikan, Joe Biden dhe zëvendëspresidentes, Kamala Harris. FBI e filloi hetimin në muajin qershor, kur Biden ishte ende një kandidat për president, duke dyshuar se Irani qëndronte pas përpjekjeve për të vjedhur të dhëna nga dy fushata presidenciale amerikane, citon Washington Post.
Nga ana e saj, Qeveria iraniane ka mohuar vazhdimisht se qëndron parapa hakerimit të fushatës elektorale të Donald Trump.
Stafi elektoral i Donald Trump ka vënë në dukje një raport nga studiues të Microsoft-it që tregonin se hakerët e lidhur me qeverinë iraniane u përpoqën të depërtonin në llogarinë e një “zyrtari të lartë” në një fushatë presidenciale të SHBA-së në qershor. Raporti shtoi se hakerët morën një llogari që i përkiste një ish-këshilltari politik dhe më pas e përdorën atë për të goditur publikisht zyrtarin. Ai nuk dha detaje të mëtejshme mbi identitetin e objektivave.
Hetimi i FBI-së ngre rrezikun si për garën presidenciale, tashmë të mbushur me akuza për mashtrime dhe ndërhyrje në zgjedhje, ashtu edhe për besueshmërinë e qeverisë për të siguruar zgjedhje të ndershme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












