Shqipëria
Familjarët e vëllezërve Abazi: Nuk mund të besojmë
Ata janë të shokuar nga e gjithë kjo ngjarje e rëndë
Ishin nisur pardje në mëngjes për në Durrës. Aty do të shkonin për disa ditë, me qëllimin që t’i kryenin disa punë. Por, dy vëllezërit nga fshati Livoç i komunës së Gjilanit patën fatin e keq dhe mbetën nën gërmadhat e hotelit në Durrës, ku po qëndronin, pas tërmetit të tmerrshëm, i cili e goditi mbrëmë Shqipërinë, duke e gjetur kështu vdekjen. Familja Abazi për vite u përcoll nga histori tragjike. Asaj vite më parë iu shua edhe një djalë. Express ju sjell rrëfimin e dhimbshëm nga Livoçi i Gjilanit.
Mbijetesën po e siguronin nga punët që kohë pas kohe po i kryenin si mekanikë në Shqipëri. Me këto punë, dy vëllezërit tashmë të ndjerë Shemsedin e Isa Abazi, njëri 32 e tjetri 29-vjeçar po merreshin një kohë të gjatë.
Por e hëna doli të jetë fatale për këta dy vëllezër. Ata njëjtë sikur mijëra shqiptarë të tjerë u goditën mbrëmë rreth orës 04:00 pas mesnate nga një tërmet me magnitudë prej 6.4 shkallë të Rihterit, duke mbetur kështu nën gërmadhat e hotelit, ku po qëndronin, raporton Gazeta Express.
Për fatin e tyre nuk u ditë asgjë për më shumë se 15 orë. I pari pa shenja jete u gjet Isai, 29-vjeçar. Më pas, i vdekur u gjet edhe vëllai i tij, Shemsedini, 32-vjeçar.
Gazeta Express ka qëndruar në shtëpinë e këtyre dy vëllezërve në fshatin Livoç të Gjilanit. Ata janë të shokuar nga e gjithë kjo ngjarje e rëndë, përcjell albinfo.ch.
“Nuk po duam të besojmë se ata janë djemtë tanë. Kjo nuk është e mundur. Thjesht, nuk mund që të jenë ata”, flasin nën lot familjarët e dy vëllezërve tashmë të ndjerë.
Ata tregojnë se Shemsedini e Isai kishin shkuar për punë në Durrës. Këta të dy kanë lënë pas edhe fëmijë, njëri katër, tjetri dy.
Familjet e të ndjerëve jetonin në kushte të rënda sociale.
Por kjo familje para shtatë vjetëve është përballur me një tragjedi tjetër. Djali i tyre ishte therë me thikë në një pishinë, ku nga plagët kishte ndërruar jetë. Tash në familjen Abazi ka mbetur vetëm një djalë, i cili do të përkujdeset për të gjithë anëtarët e tjerë.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











