Lajme
Familja kosovare, gjatë kthimit për në Zvicër, plaçkitet në Kroaci
Familja mërgimtare plaçkitet në Slavonski Brod të Kroacisë gjatë kthimit për në Zvicër
Familje kosovare Mrasori nga Klina u plaçkit në Kroaci pas mesnatës të së premtes, saktësisht në Slavonski Brod, me të ndalur për të pushuar në një pompë benzine në autostradën Beograd-Zagreb, përmes së cilës po udhëtonin për në Zvicër, pasi kishin pushuar në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se në Novska, tre hajdutë atyre iu futën në veturë me dhunë, pasi që ia shpërthyen gomat veturës.
Gjatë rrëfimit tregoi se ata që e bënë këtë kishin maska dhe armë në duar, të cilët arritën të plaçkitin dokumente dhe gjëra me vlerë afër 20 mije euro, njofton Klan Kosova.
Dy prindërit u munduan të rezistonin, ndonëse ishin të trishtuar, frikën më të madhe e kishin fëmijët që u traumatizuan nga ngjarja e rëndë.
Ngjarjen e rëndë e tregon edhe I. M., i cili ishte dëshmitar që i ndihmoi, pasi i dëgjoi britmat. Ndërsa apelon që të bëhet kujdes, shprehet se askush tjetër përpos tij nuk i dolën në krah, pavarësisht që kishte shumë bashkatdhetarë aty.
Kryefamiljari Zaim Mrasori, i dëmtuar, shprehet se policia kroate i la jashtë stacionit policor deri në mëngjes dhe as nuk mori shenjat e gishtërinjve të personave që ia shkaktuan këtë në vendngjarje, po ashtu nuk e lanë të jepte dëshmi, por vetëm gruan dhe djalin.
Kjo familje ka arritur pas tre ditëve udhëtimi në Zvicër, ku i është drejtuar policisë për ta raportuar rastin.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











