Bota
Familja e George Floyd dëmshpërblehet me 27 milionë dollarë
Vdekja e tij shkaktoi disa herë protesta të dhunshme në Minneapolis e më gjerë dhe solli një reflektim kombëtar për drejtësinë racore
Qyteti Mineapolis pranoi të paguajë 27 milionë dollarë për mbylljen e procesit gjyqësor civil të çelur nga familja e George Floyd-it mbi vdekjen e tij në kohën që ishte ndaluar nga policia.
Përzgjedhja e jurisë vazhdon sakaq për gjyqin e ish-oficerit të policisë të akuzuar për vrasje. Këshilli Bashkiak i Mineapolisit doli nga një seancë e mbyllur për të njoftuar shifrën rekord, e cila përfshin 500,000 dollarë për lagjen ku Floyd u arrestua.
Avokati i familjes Floyd, Ben Crump, tha se kjo ishte marrëveshja paraprake më e madhe ndonjëherë për një çështje të të drejtave civile dhe sipas tij “dërgon një mesazh të fuqishëm se jeta e afrikano-amerikanëve ka rëndësi dhe brutaliteti i policisë kundër njerëzve me ngjyrë duhet të marrë fund”.
George Floyd, i cili ishte afrikano-amerikan, u shpall i vdekur më 25 maj pasi Derek Chauvin, një ish-oficer policie i bardhë, i peshoi me gjurin në qafë për rreth nëntë minuta. Vdekja e tij shkaktoi disa herë protesta të dhunshme në Minneapolis e më gjerë dhe solli një reflektim kombëtar për drejtësinë racore.
Familja e Floyd e ngriti në muajin korrik padinë kundër qytetit, oficerit Chauvin dhe tre efektivëve të tjerë të akuzuar për vdekjen e tij, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Ajo pretendonte se oficerët shkelën të drejtat e Floyd kur e ndaluan dhe se qyteti lejoi që një kulturë e forcës së tepruar, racizmit dhe mosndëshkimit të lulëzonte në forcën e tij policore.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














