Lajme
Familja bën homazhe në vendin ku humbi jetën viktima Nexhip V. në Vjenë
21 vjeçari me prejardhje nga Veleshta e Strugës ishte mes 4 viktimave të sulmit që ndodhi më 2 nëntor në qendër të Vjenës
Rreth 30 anëtarë të familjes, miq dhe të njohur të Nexhip V., bënë homazhe në vendin ku pafajësisht humbi jetën nga sulmi terrorist në Vjenë.
21 vjeçari me prejardhje nga Veleshta e Strugës ishte mes 4 viktimave të sulmit që ndodhi më 2 nëntor në qendër të Vjenës, shkruan heute.at, përcjell Albinfo Austria.
Djaloshi shqiptar më herët kishte luajtur për një kohë futoll në një ligë në Korneuburg. Ai sapo kishte përfunduar edhe shërbimin ushtarak në Austri. Por, në natën tragjike të tij, ai kishte dalë të festonte një vend të ri pune që priste ta fillonte ditëve të ardhshme.
“Një person shumë i mirë”
Familjarët dhe të tjerët kanë marshuar sot gjatë ditës nga Katedralja “Stephansdom” drejt vendit të krimit në “Bauenmarkt”. Aty vendosën një kurorë me trëndafila të bardhë. “Dhimbja është shumë e madhe… nuk gjejmë fjalë për të folur. Ai ka qenë në kohën më të mirë të jetës”, ka thënë Eugen Kaba, një i afërm i Nexhip V.
Familjarët nuk ishin në dijeni për rastin tragjik të Nexhip V. Ata ndoqën ngjarjet e natës së terrorit para televizorit dhe nuk mësuan për tragjedinë familjare deri të nesërmen.
Më lejen e familjes, televizioni austriak Puls24 u lejua të përcjellë procesionin e homazhit.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë











