Kosova
Falja në sheshin e Prishtinës shkakton shumë reagime
Besimtarët myslimanë po kërkojnë hapjen e xhamive në Kosovë
Një numër i besimtarëve myslimanë, kanë dalur sot në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, për t’i kryer ritet fetare.
Namazi i besimtarëve myslimanë, që u realizua në ambient e hapur, është si shenjë proteste për mbylljen e xhamive.
Duke mos dashur të prononcohen për medie, grupi organizativ i këtij aktiviteti, tha se kanë vendosur që të mos prononcohen për medie dhe se të gjitha njoftimet do t’i bëjnë në mënyrë elektronike në faqen e tyre “Falu në shesh”, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, grupi organizativ “Falu në shesh”, gjatë ditës ka dorëzuar kërkesë për hapjen e xhamive në BIK dhe MSH, si dhe kanë njoftuar Policinë e Kosovës për këtë aktivitet.
Lidhur me këtë ka reaguar Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
“Jam informuar se sot pasdite, një grup ‘qytetarësh anonimë’ po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi. I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i profesorit Milazim Krasniqi, i cili po ashtu në Facebook, ka shkruar se deklarata e Sveçles, është gënjeshtër.
“Deklarata e Xhelal Sfeçlës se gjoja unë qëndroj pas ndonjë thirrjeje për të falë namaz në shesh është qind për qind gënjeshtër. Është e pakuptueshme dhe e turpshme që të gënjejë në këtë mënyrë një zyrtar i lartë i qeverisë. Asnjë thirrje të tillë, asnjë organizim të tillë nuk kam ftuar, as nxitur asnjëherë”, ka shkruar Krasniqi, i cili është deklaruar pro hapjes së xhamive.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










