Bota
Eurostat: Rritje ekonomike në Euorozonë
Zyra e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat njoftoi se eurozona me 19 shtete ka regjistruar rritje me rreth 0.3 për qind në periudhën prill-qershor, transmeton albinfo.ch.
Vlerësimet paraprake treguan se ekonomia në Eurozonë ka një ngadalësim të vogël në tremujorin e dytë, krahasuar me 0.4 % e regjistruar në tremujorin e parë.
Eurostat gjithashtu ka njoftuar se inflacioni në zonën euro ishte në nivelin 0.2 për qind në korrik, i pandryshuar nga shifra e muajit qershor.
Sipas shifrave të Eurostat, ekonomia gjermane, më e madhja e BE-së, u rrit me 0.4 % në tremujorin e parë, ndërsa ajo italiane me 0.2 %.
Ndërkohë, Produkti i Përgjithshëm Bruto i 28 vendeve anëtare të BE-së është rritur në total me 0.4 %, shifër kjo e barabartë me rritjen në tre muajt e parë të vitit, ndërsa inflacioni në korrik ishte vetëm 0.1%.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një mbrëmje me Florian Vlashin në Londër – Arti si kujtesë, udhëtim dhe shërbim Në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Londër u mbajt një mbrëmje e veçantë artistike me violinistin... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit















