Kosova
Eurodeputeti austriak kërkon largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Në takimin e 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë, ka qenë pjesëmarrës edhe eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, njëherësh edhe bashkëkryesuesi i Komisionit parlamentar.
Ai ka folur për çështjet e dialogut Kosovë- Serbi dhe për masat që Bashkimi Evropian ia ka vendosur Kosovës, ku ka kërkuar heqjen e tyre.
“Ky takim zhvillohet në një moment me rëndësi për Kosovën dhe BE- në. Nga takimi i marsit Kosova ka përjetuar dy ngjarje, dhuna në maj dhe sulmi terrorist në Banjskë. Përsëris thirrjen e PE -së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë- Serbi. Ftoj që të ketë implementim të plotë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, pa vonesa. Theksoj që Parlamentit Evropian i vjen keq për masat që i janë bërë Kosovës dhe kërkon heqjen e tyre. PE ka qenë përkrahës i madh i liberalizimit dhe na vjen mirë që qytetarët e Kosovës tash po lëvizin lirshëm”, ka thënë ai.
Mandl ka thënë se është obligim i Bashkimit Evropian që ta mbështesë Kosovën.
Takimi është kryesuar nga shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka marrë parasysh progresin e Kosovës.
“Jemi falënderues ndaj tre eurodeputetëve që kanë ardhur në Prishtinë. Prezenca e juaj është dëshmi e lidhjes së fortë të Kosovës me BE-në. Kemi edhe rekomandimin pozitiv nga Këshilli i Evropës- bashkësia ndërkombëtare ka marrë parasysh progresin. Parlamenti Evropian ka qenë aleat i palëkundur, rezolutat e të cilit e kanë ndihmuar vendit, e sidomos rezoluta për rastin e Banjskës që e ka dënuar Serbinë dhe ka inkurajuar hetimet. Çmojmë thirrjen tuaj për heqjen e masave, sepse kjo është e rëndësishme”, u shpreh Kusari-Lila./Kallxo.com
E-Diaspora
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze Mësohet se kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje në Festivalin Evropian të Muzikës për të Rinj...
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
Jeta në Austri
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit? Kur punoni në një vend tjetër, është e rëndësishme të njihni të drejtat tuaja – veçanërisht...
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?
-
Bora zbardh Austrinë