Lajme
Euro prek nivelin më të ulët që prej fillimit të këtij viti
Euro ka prekur këtë të enjte nivelin më të ulët që prej fillimit të këtij viti.
Sipas bankës së Shqipërisë, 1 euro po këmbehet për 114.4 lekë, duke zbritur kështu poshtë nivelit të 117 lekëve të regjistruar në javën e parë të janarit.
Për ekspertët e tregut financiar ky zhvlerësim i monedhës së huaj në këtë periudhë të vitit është atipik dhe lidhet kryesisht me sasinë e madhe të euros në treg që vjen nga burime informale.
Agjentët e tregut valutor thonë se është e vështirë të parashikosh nëse rënia e euros do të vijojë edhe në ditët në vazhdim sepse lëvizjet do të varen nga qarkullimi i parasë informale./tch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












