Lajme
Euro bie sërish nën dollarin
Shkak për këtë rënie janë bërë pasiguritë që rrethojnë ekonominë evropiane pas mbylljes totale që Rusia i bëri gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 1”.
Euro ka rënë kundrejt dollarit, i nxitur nga lufta në Ukrainë. Monedha e përbashkët evropiane vlente më pak se 0.99 dollarë mëngjesin e së hënës, vlera më e ulët në 20 vjet.
Kompania ruse e gazit, “Gazprom”, deklaroi se i duhej të bënte disa operacione mirëmbajtjeje dhe të riparonte një turbinë të gazsjellësit, jetik për furnizimet e Evropës.
Ky “shtanzh energjetik” i Moskës vjen përballë një inflacioni historik të çmimeve të karburanteve, që kërcënon të fundosë ekonominë evropiane.
Ndërkohë, dollari amerikan po shfaqet i fortë, i udhëhequr nga statusi i tij prej “strehe të sigurt” dhe nga pritshmëritë e politikës monetare, të forcuar nga Federal Reserve.
Me pak hapësirë për të manovruar për shkak të reve të recesionit në horizont, Banka Qendrore Evropiane do të mblidhet të enjten për të rritur normat e interesit në përpjekje për të ulur inflacionin./euronews
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














