Kosova
Eulex nuk ngriti procedurë penale për të fortët, pasi BE frikësohej nga “regime change”
Në fund të qershorit i jep fund misioni dhjetëvjeçar i Eulex-it në Kosovë. Mbase pa vullnetin e saj Kosova do kishte një sistem më të dobët të drejtësisë, megjithatë nuk vërehen suksese të mëdha, shkruan fillimisht “NZZ”.
Çfarë kanë kërkuar prej vitesh të fortët e Kosovës, tani vjen edhe zyrtarisht. Misioni europian i drejtësisë Eulex do të shpërbëhet në mes të qershorit.
“Nga tani duhet të veprojmë të vetëm. Nuk kemi nevojë për mision me fuqi ekzekutive,” tha ministri i drejtësisë Abelard Tahiri në Prishtinë.
Jo e korruptuar, po jo efikase
Eulex gjatë dhjetë viteve qëndrim ka lënë plot ecuri penale të papërfunduara. Ai ishte misioni më i madh i huaj për BE me rreth 2000 policë, gjykatës dhe administratorë me një buxhet vjetor prej 200 milion euro. Në fund të viteve ajo u reduktua në 800 punëtorë dhe buxhet prej 60 milion euro.
“Shumë kosovare e shihnin si shpresë Eulex-in, si një “mission civilisatrice”, pasi në Kosovë nuk ka pasur sistem të drejtësisë prej shfuqizimit të autonomisë në 1989. Megjithatë shumë shpejt erdhi zhgënjimi. Rastet spektakulare të arrestimit të “peshqive të mëdhenj” mbetën në letër,” përcjell albinfo.ch.
Shpejt vetë Eulex-i do akuzohej si e korruptuar në 2012 nga Gjykata e Auditimit Europian, por fushatë kundër saj kanë kryer edhe qeveritarët kosovarë që i frikësoheshin dhe opozitarët e Vetëvendosjes që e quanin si një instrument kolonial të represionit.
“Në vjeshtë 2014 dha dorëheqje prokurorja britanike e Eulex Maria Bamieh dhe akuzoi për korrupcion dhe lidhje me të fortët e Kosovës një gjykatës italian dhe një kolege çeke,” vijon më tej “NZZ”.
Frikë nga “regime change”
Në fund prestigjiozja zvicerane citon njohësin e mirë të strukturave ndërkombëtare në Kosovë, Andrea Capussela. Sipas tij, ecuritë penale kundër figurave të larta politike në Kosovë do sjellnin një “regime change”. “Këtij rreziku nuk dëshironin t’i futeshin as BE dhe as shtetet anëtare,” përcjell albinfo.ch.
Nëse ata do të lironin pushtetin pa luftë, është një faqe tjetër. Një grusht të fortësh të Kosovës janë mobilizuar mirë kundër “gjykatësve të huaj” dhe një përleshje e armatosur me ata dhe KFOR-in vështirë se mund të ndërpritej.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












