Erërat e forta të stuhisë, që arrijnë shpejtësinë 100 km/orë, kanë shkaktuar disa dëme materiale në pjesën perëndimore të Zvicrës, duke përfshirë Gjenevën dhe Vaudin, përcjell albinfo.ch.
Sipas MeteoNews, sot era pritet të dobësohet.
“Megjithatë, do të kemi ende maja midis 50 dhe 70 km/h”, tha shërbimi i motit. “Për fat të mirë, pjesa tjetër e javës premton të jetë shumë më e qetë.”
Ky është parashikimi i motit për këtë javë për të gjitha rajonet e Zvicrës.
Intempéries à Genève: Une bise à près de 100 km/h fait de nombreux dégâts https://t.co/lx0iTFQg2a
— Tribune de Genève (@tdgch) February 26, 2023