Lajme
Erdogan: Turqia mbështet betejën e Ukrainës për integritet territorial
Turqia mbështet betejën e Ukrainës për integritet territorial dhe e sheh sulmin e Rusisë si “një goditje e fortë” ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, deklaroi të enjten presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan bëri thirrje për të gjetur zgjidhje përmes dialogut.
“Ky hap, të cilin ne e shohim si një akt kundër ligjeve ndërkombëtare, është një goditje e fortë ndaj paqes, harmonisë dhe stabilitetit rajonal”, tha ai, teksa shtoi se ka përçuar një mesazh presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy, ku i përcjell mbështetjen e Ankarasë.
Ai thotë se Turqia, e cila ndan kufij detar si me Ukrainën, ashtu dhe me Rusinë në Detin e Zi, i konsideron të dy këto shtete si vende mike, por shtoi se është “sinqerisht për keqardhje” që Moska dhe Kievi përshkallëzuan në këtë konflikt.
Edhe pse ka një marrëdhënie të ngushtë bashkëpunimi me Rusinë në fushën e sigurisë dhe energjitikës, Ankaraja i ka shitur Ukrainës dronë dhe ka një marrëveshje për të vazhduar furnizimin me to, lëvizje e cila ka zemëruar Moskën.
Turqia kundërshton politikat ruse në Siri dhe Libi, aneksimin e Krimesë më 2014 si dhe njohjen e dy rajoneve të Gjeorgjisë më 2008.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












