Kultura
Era Istrefi bëhet ‘100 % shqiptare’
Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është pajisur me pasaportë shqiptare dhe ka thënë se kjo do t’i ndihmojë shumë në të ardhmen
Këngëtarja nga Prishtina, Era Istrefi, e cila ishte shumë e suksesshme gjatë vitit të kaluar, duke pasur suksese edhe në Evropë e më gjerë është pajisur me pasaportë shqiptare, raporton albinfo.ch.
Ajo ka thënë se kjo do të ndihmojë shumë në projektet e saj gjatë këtij viti. “Falënderimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falënderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës”, ka thënë Era për mediat shqiptare.
Ajo ka shtuar se gjatë vitit 2017 ka në plan shumë projekte, ku do të marrë pjesë në disa evente. Era gjithashtu ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohet edhe një videoklip i saj.
“Punët e mia për vitin 2017 janë me një turne anembanë botës dhe do të kem mundësi të shkel dhe në ato vende ku duhet viza “Shengen” dhe unë tani do të përfaqësoj të gjithë shqiptarët”, thotë këngëtarja.
Ajo tashmë ndihet ‘100 shqiptare’ dhe është krenare që përfaqëson Kosovën dhe Shqipërinë kudo në botë.
E-Diaspora
-
Kosovari para gjyqit, ka sulmuar çiftin homoseksual I akuzuari i goditi ata në duar dhe i quajti, ndër të tjera, “homo të neveritshëm”...
-
Gjuha shqipe forcon integrimin
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
Jeta në Austri
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri? Të enjten është Dita e Ngjitjes, ose Christi Himmelfahrt në gjermanisht, një nga shumë festat publike...
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri
-
Dëmet e aksidenteve rrugore arrijnë në miliarda në Austrinë e Epërme
-
Kancelari austriak me thirrje për testime më të shpeshta të ADN-së, për të verifikuar lidhjet familjare
-
Cila është vaksina e rriqrave në Austri dhe a duhet ta merrni atë?