Futboll
Emery tregon nëse do të rikthehet Xhaka
Arsenal takohet me Southamptonin të shtunën në kuadër të Premierligës
Unai Emery thotë se qëllimi i tij është të rikthejë Granit Xhakën në skuadër. Granit Xhaka nuk ka luajtur asnjë ndeshje me Arsenalin, që prej zënkës së tij me tifozët e klubit, raporton GazetaBlic. “Gjendja e tij është përmirësuar”, tha Emery.
“Unë fola me të këtë mëngjes dhe ne patëm një bisedë shumë të mirë. Ai stërviti shumë mirë para pushimit ndërkombëtar dhe stërviti shumë mirë këtë mëngjes. Objektivi im do të jetë kthimi i tij për të na ndihmuar dhe bindur çdo tifoz për angazhimin e tij. Ne do të vendosim nesër nëse ai do të jetë në skuadër për të shtunën, por unë dua ta bëj atë rikthim, t’i jap besim dhe ta bëj të qetë”, përfundoi Emery.
Arsenal takohet me Southamptonin të shtunën në kuadër të Premierligës percjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














