Gruaja
Elina Duni, e para ndër 10 më të mirët në xhazin zviceran
Gazeta "AZ" e ka vendosur Elinën në vendin e parë të toplistës prej 10 këngëtarëve dhe grupeve zvicerane të xhazit
Këngëtarja e njohur e xhazit Elina Duni, gjatë vitit që shkoi ka qenë mjaft e suksesshme në skenat e Zvicrës dhe më gjerë. Për këtë ajo ka fituar disa vlerësime nivelesh të ndryshme nga fusha e xhazit, kryesisht lidhur me albumin e saj të ri «Dallëndyshe».
Ka pasur medie britanike dhe të vendeve tjera që e kanë vlerësuar këngëtaren tonë me notat më të larta.
Një vlerësim të ngjashëm e ka bërë edhe gazeta aargauerzeitung e Zvicrës, me ç`rast Elinën e ka vendosur në vendin e parë të toplistësh prej 10 këngëtarëve dhe grupeve zvicerane të xhazit.
«Viti 2015 ka qenë veçanërisht i pasur për xhazin zviceran. Për këtë arsye edhe «shtyrja» për kreun e hitpardes vjetore ka qenë e madhe, transmeton albinfo.ch. Dhe, në fund, ka qenë këngëtarja Elina Duni si një ambasadore unikale e poezisë shqiptare, ajo që ka rezultuar më e mira, shkruan Stefan Künzli, ekspert i muzikës në këtë gazetë. Ajo është pak përpara trios «Schnellertollermeier», i cili me tinguj repetitivë të stilit të rokut, po ia del të lë gjurmë edhe në skenën e xhazit. Por, sikur ky grp ashtu dhe Elina shkaktojnë reagie me zgjerimin që i bëjnë konceptit të xhazit. Një formulë kjo që vlen edhe për grupet Egopusher dhe The Great Harry Hilman.
Ja toplista
Elina DuniQuartet: Dallendyshe2. Schnellertollermeier: X 3. Le Rex: Wild Man 4. Kaos Protokoll: Questclamationmarks 5. Egopusher (Tobias Preisig, Alessandro Gianelli) 6. The Great Harry Hillman: Veer off course 7. Christoph Irniger Trio: Octopus 8. René Mosele’s Ramblin’: Relaxing At The Showdown 9. Sarah Buechi: Shadow Garden. Intakt 10. Christoph Grab Raw Vision: Code Talker
E-Diaspora
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, u shpreh...
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
Jeta në Austri
-
Edhe Austria i kërkon Qeverisë së Kosovës draft-statutin në këmbim të anëtarësimit në KiE Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë kanë thënë se e përkrahin anëtarësimin e Kosovës në...
-
Austria kualifikohet në finale të Eurovizionit
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Kaleen performoi në skenën e Malmos, duke përfaqësuar Austrinë
-
Pse Austria nuk është në NATO?