Bota
Ekstremistët kërcënojnë me vrasje krerët ekologjistë gjermanë
Ndryshe nga kërcënimet tjera nga e kaluara, Özdemir dhe Roth i kanë kuptuar këto kërcënime shumë seriozisht. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë.
Krerët e Partisë ekologjike (Die Grüne) të Gjermanisë, Cem Özdemir dhe Claudia Roth, janë kërcënuar me vdekje nga persona që dyshohet se janë ekstremistë të djathtë. Policia ka shtuar masat e sigurisë.
Cem Özdemir është kërcënuar me vrasje nga një rrjet, i cili është renditur ndër ekstremistët e djathtë. Mediat gjermane njoftojnë se në zyrën e politikanit ekologjist me origjinë turke ka ardhur në fund të tetorit një e-mail, ku thuhet se “ai gjendet lart në listën e personave që do të vriten. E-mailin e ka dërguar një grup me emrin Divizioni i Armëve Atomike (Atomwaffen Division – AWD), nga SHBA. Ky rrjet ka kërcënuar me vdekje edhe politikanen ekologjiste Claudia Roth. Özdemir tha se fjalët dhe kërcënimet janë shumë më të rrezikshme se “ofendimet e zakonshme”. Ndaj autoritetet kanë reaguar menjëherë dhe kanë shtuar masat e sigurisë.
“Për momentin jemi duke shqyrtuar mundësitë e vrasjes, në ndonjë prej tubimeve të ardhshme publike? Apo do t’ju kapim para vendbanimit tuaj?” Kështu citon Funke-Medien këtë e-mail. Özdemir ka njoftuar menjëherë Zyrën Federale Kundër Kriminalitetit (BKA) dhe Policinë e Bundestagut, shkruan dw.de. Ndryshe nga kërcënimet e tjera nga e kaluara, Özdemir dhe Roth i kanë kuptuar këto kërcënime shumë seriozisht. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë. Përbërja e kërcënimeve ndaj Özdemir dhe Roth ka qenë e ngjashme – në të dyja ka pasur kërcënime konkrete me vrasje.
Pjesëtarët e AWD mbahen në SHBA përgjegjës për shumë vrasje dhe sulme të planifikuara. Ata janë të organizuar në qeliza, komunikojnë me gjuhë sekrete në internet dhe bëjnë thirrje raciste. BKA ka paralajmëruar për rrezikun nga grupet e këtilla në vitin 2018. “Rreziku nga sulmet e grupeve ekstremiste në Gjermani mbetet në një nivel të lartë abstrakt, edhe pas paralajmërimeve për ekzistencën e AWD në Gjermani”.
Özdemir ka deklaruar për Funke-Zeitungen se “e ndjen veten të sigurt në duart e BKA”. “Por si qëndron puna me politikanët e shumtë lokalë, të cilët angazhohen kundër ekstremizmit dhe nuk kanë mbrojtje?” Kriminaliteti i përhapjes së urrejtjes duhet të luftohet me vendosmëri dhe kundër personave të këtillë duhet të ngrihen aktakuza. Në qershor është vrarë politikani Walther Lübcke, shkruan dw.de. Ndërsa muajt e fundit janë kërcënuar me vdekje nga ekstremistët e djathtë edhe politikanë të tjerë federalë, në lande dhe komuna – ndër ta edhe kandidati i CDU-s për kryeministër në zgjedhjet e fundit të Tyringisë, Mike Mohring.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












