Kalendari
Ekspozitë për 20 vjetorin e përkujtimit të luftës në Kosovë
Për 20 vjetorin e përkujtimit të luftës në Kosovë, Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës (ShSShGj) në bashkëpunim me Universitetin Popullor Shqiptar (UPSh) do të hapë një ekspozitë rreth luftës në Kosovë.
Kjo ekspozitë do të mbahet në Universitetin e Gjenevës, në Unimail, nga 30 prilli deri më 4 maj 2019.
Më saktë, kjo është një ekspozitë fotografike nga fotografë të njohur nga agjencia « Magnum », e cila përjetëson nëpërmjet fotografive, vuajtjet e njerëzve si pasojë e luftës, duke dëshmuar më mirë se kushdo të kaluarën tonë të dhimbshme të këtyre viteve të fundit.
Kjo është një punë e bazuar në kujtimet e kohës së luftës në Kosovë me qëllim tërheqjen e vëmendjes së publikut, në mënyrë që ta bëjë atë të reflektojë mbi pasojat e dëmshme të saj. Qëllimi pra, është të informojë publikun për këtë luftë, plagët e së cilës janë ende të freskëta. Të flasësh për këtë temë, do të thotë ta ndalosh atë që të ndodhë sërish.
Së fundmi, të martën, më 30 prill në orën 19:00, një tryezë e rrumbullakët do të mbahet në sallën MR290 në Uni-mail.
https://www.facebook.com/events/294027758154878/
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Prill 2019
- Ora19:00
- LokacioniBoulevard du Pont-d'Arve 40, Geneva, Switzerland
- Data e përfundimit4 Maj 2019 - 16:00
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















