Koronavirusi: çast pas çasti
Ekspertët tregojnë pse Italia u godit kaq shumë
Përse Italia? Shumë njerëz pyesin veten përse vendi i bukur mesdhetar është bërë epiqendra e re e pandemisë së koronavirusit
Ekspertët rendisin një varg shkaqesh për këtë katastrofë që është para në gjenerata të tëra, duke filluar që nga popullsia e moshuar e deri tek sistemi i stërmunduar shëndetësor.
Ka madje edhe nga ata që flasin për fat të keq. Asnjë nga arsyet sidoqoftë, nuk e shpjegon e vetme përse vendi me 60 milionë banorë, numëron mbi një të tretën e rreth 12 mijë vdekjeve të raportuara në botën me 7.7 miliardë banorë. Por, vende të tjera, do të donin të ekzaminonin secilin nga këta faktor për ti adresuar përmes masave të ndryshme parandaluese në përpjekjen e tyre për të evituar shndërrimin në një Itali tjetër. Popullata e moshuar, është një nga faktorët kryesorë. Mosha mesatare e popullatës ishte 45.4 vitin e shkuar, më e larta se kudo tjetër në Evropë, transmeton TCH.
Ajo është po ashtu shtatë herë më e lartë se mosha mesatare në Kinë dhe dukshëm mbi atë në Korenë e Jugut, përcjell albinfo.ch.
Shifrat tregojnë se mosha e italianëve që humbin jetën si pasojë e covid 19, është 78.5 vjeç. Rreth 99 për qind e tyre vuanin edhe nga një gjendje e mëparshme shëndetësore.
Sidoqoftë, mosha mesatare në Japoni, është 47.3 për qind, më e lartë se ajo në Itali, dhe vendi ka regjistruar vetëm 35 viktima.
Pra mosha, nuk është faktor i vetëm. Disa shkencëtarë mendojnë se mund të kish qenë secili vend tjetër në këtë pozicion, pas Kinës, ndaj edhe flasin për thjeshtë fat të keq.
“Unë mendoj se pyetja përse Italia, është më e rëndësishmja dhe ka një përgjigje të thjeshtë: Nuk ka asnjë shpjegim”, thotë yascha Mounk, nga universiteti John Hopkins.
Të tjerë ekspertë, thonë se realiteti i zymtë që po shihet veçanërisht në Italinë veriore, ka ardhur pasi sistemi shëndetësor arriti pikën e tij të stërmundimit.
Mjekët kanë filluar të marrin vendime për jetë a vdekje në lidhje me kë duhet të ndihmojnë më parë kur janë në vështirësi për pajisje si aparate respiratore apo edhe nuk kanë shtretër. “Ndonjëherë duhet të vlerësojmë shanset për sukses përkundër gjendjes së pacientit”, thotë shefi i njësisë së emergjencës në spitalin e Breshias, Paolo Terragnoli. “Përpiqemi të bëjmë më të mirën për të gjithë, dhe bëjmë pak më shumë për ata që kanë më shumë shanse.
Veç të tjerash, jo vetëm Italia, por e gjithë bota, e ka kuptuar se nuk ka mjaftueshme paketa testimesh për covid 19. Vende si Italia, e kanë përballuar këtë problem duke testuar vetëm ata që kanë shfaqur simptoma.
Koreja e Jugut ndërkohë kishte kite dhe mjete për më shumë se 10 mijë teste në ditë.
Edhe Gjermania ndoqi po këtë model dhe shkalla e vdekshmërisë atje filloi të binte. Sipas ekspertëve, 100 mijë teste në ditë, do të ishte numri optimal për një vend si SHBA.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












