Lajme
Ekonomia e BE-së më 2020: 6.4 për qind tkurrje
Ekonomia e Bashkimit Evropian është tkurrur me 6.4 për qind si pasojë e pandemisë COVID-19
Zyra Evropiane e Statistikave publikoi të dhënat paraprake lidhur me Produktin e Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e katërt të vitit 2020 për BE-në dhe Eurozonën.
Sipas kësaj, PBB-ja në Eurozonë në çerekun e fundit të vitit 2020 ka rënë me 0.7 për qind në krahasim me çerekun paraprak, ndërsa kjo shifër në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019 ra me 5.1 për qind.
Në BE, PBB-ja në tremujorin e katër të vitit 2020 në krahasim me tremujorin paraprak pësoi rënie prej 0.5 për qind, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2019 ra me 4.8 për qind.
Ekonomia e BE-së në vitin 2020 u tkurr me 6.4 për qind, ndërsa në Eurozonë me 6.8 për qind.
PBB-ja, në tremujorin e katërt në krahasim me atë të tretë, në Austri u tkurr me 4.3 për qind, në Itali 2 për qind, në Francë 1.3 për qind ndërsa në Gjermani u rrit me 0.1 për qind, Belgjikë me 0.2 për qind dhe Spanjë me 0.4 për qind.
Ndërkaq, PBB-ja në tremujorin e katërt në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në Spanjë u tkurr me 9.1 për qind, në Austri me 7.8 për qind, në Itali me 6.6 për qind, në Portugali me 5.9 për qind, Francë me 5 për qind, Belgjikë me 4.8 për qind dhe Gjermani me 3.9 për qind.
Në tremujorin e dytë ekonomia në BE ishte tkurrur me 11.4 për qind, në Eurozonë me 11.7 për qind, ndërsa në tremujorin e tretë BE kishte shënuar rritje prej 11.5 për qind dhe Eurozona me 12.4 për qind.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














