Lajme
Edukimi pa dhunë në Zvicër: Një shuplakë nuk është kurrë e shëndetshme
Në Zvicër ka hyrë në fuqi dispozita e re në Kodin Civil që sanksionon të drejtën për një edukim pa dhunë. Me këtë ndryshim ligjor, ndëshkimi trupor dhe çdo trajtim poshtërues ndaj fëmijëve marrin një refuzim të qartë juridik dhe shoqëror.
Qendrat për mbrojtjen e fëmijëve e kanë vlerësuar këtë hap si të rëndësishëm për forcimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna në familje. Sipas specialistëve, dhuna në edukim dëmton seriozisht zhvillimin e fëmijës dhe nuk mund të justifikohet në asnjë formë.
Nga Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve në St. Gallen theksohet se rritja e rasteve të raportuara nuk nënkupton domosdoshmërisht më shumë dhunë, por më shumë ndërgjegjësim dhe gatishmëri për të kërkuar ndihmë. Sipas të dhënave të referuara, rreth 44 për qind e fëmijëve raportojnë se kanë përjetuar forma të ndryshme dhune nga prindërit.
Ekspertët theksojnë se shumë prindër përballen me presion të madh nga mungesa e kohës, vështirësitë financiare dhe balancimi i punës me familjen, gjë që në disa raste çon në situata të mbingarkesës.
Megjithatë, ata vlerësojnë se shoqëria po ndryshon në mënyrë graduale drejt refuzimit të dhunës në edukim, edhe pse sfidat në zbatimin praktik të këtij parimi mbeten të pranishme. SIpas tyre “një shuplakë nuk është kurrë e shëndetshme”/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













