Kosova
Edhe pesë vjet në Kosovë do të ketë targa “KS”
“Edhe për 5 vjet do të vazhdojmë të furnizojmë me tabela KS për gjithë qytetarët që dëshirojnë me pas këto tabela”, tha Bekim Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil
Edhe pesë vjet të tjera nëpër rrugët e Kosovës do të qarkullojnë automjetet me targat KS, për ata që i duan ato. Kështu ka deklaruar Bekim Hoxha nga Agjencia e Regjistrimit Civil në mbledhjen e Komisionit Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së. Hoxha tha se këto targa do të jenë funksionale karshi atyre RKS.
“Edhe për 5 vjet do të vazhdojmë të furnizojmë me tabela KS për gjithë qytetarët që dëshirojnë me pas këto tabela”, tha Hoxha në komision, i pyetur nga deputeti Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, transmeton kallxo.com
Selimit iu përgjigj edhe ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj që po raporton në këtë komision. “Ne i kemi gjetur disa marrëveshje por e rëndësishme është që jemi duke punuar me i bo tabelat RKS”, tha ministri Sefaj, i cili në komision foli edhe targat ilegale që qarkullojnë në disa enklave serbe, e kryesisht në veriun e vendit.
“Ne jemi të vetëdijshëm edhe policia e di qe ka targa ilegale. Kemi masa të buta dhe të forta, por mos kërkoni me marrë masa radikale tash se nuk mundemi”, tha ministri Sefaj.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












