Futboll
Edhe një skuadër e njohur, e interesuar për Milot Rashicën
Sipas medieve italiane, për sulmuesin shqiptar të Werder Bremenit, Milot Rashica po interesohet seriozisht edhe Napoli.
Në pritje të zgjidhjes së të ardhmes në Championsit, klubi napolitan duhet të zgjidhë edhe problemet e brendshme që nuk kanë të bëjnë me futbollin, çka ka ndikuar në uljen e rendimentit.
Drejtuesit e skuadrës nga Jugu i Italisë kanë nisur të studiojnë alternativat që u ofron afati kalimtar i janarit, përcjell albinfo.ch.
“Corriere dello Sport” shkruan se Milot Rashica, autor i 8 golave në këtë sezon me Werderin në Bundesligë, është objektiv i presidentit De Laurentiis.
Në fakt, drejtori sportiv, Giuntoli, e ndjek lojtarin e datëlindjes 1996 që kur luante me Vitessen në Holandë. Klubi gjerman, në të e vërtetë, nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e shqiptarit në gjysmën e sezonit dhe vetë lojtari është shprehur se nuk po mendon për afatin kalimtar:
Jam shumë i qetë, jam i lidhur me kontratë deri në vitin 2022 dhe kemi një skuadër fantastike”, ka thënë Rashica, përcjell albinfo.ch.
Por Napoli nuk “gënjehet” nga deklaratat publike, ndaj ka në plan të ofrojë Amin Younes për të bindur drejtuesit e klubit gjerman për Rashicën. Sigurisht që Napoli duhet të shtojë edhe një shumë parash për yllin e Kosovës, kartoni i të cilit vlerësohet jo më pak se 20 milionë euro. Talenti shqiptar u pëlqen edhe disa skuadrave angleze, ndaj çmimi i tij më të rritet edhe më shumë.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














