Skip to content

Edhe një herë djathi zviceran renditet me shijen më të mirë në botë

Zvicra ka djathin më të mirë në botë

Ndonëse në të kaluarën nuk ka qenë i sjellshëm me specialitetet e kuzhinës zvicerane, duke e quajtur Riz Casimir “një nga pjatat më të këqija të orizit në botë”, këtë herë revista Taste Atlas ia dha epitetin e parë Zvicrës, përcjell albinfo.ch.

Në renditjen e re të pjatave më të njohura të djathit në botë, ajo vendosi “Raclette” në vendin e parë.

“Raclette është një pjatë ideale për mbrëmjet e ftohta të dimrit, e cila shërbehet më së miri me verëra të bardha të lehta ose likere tradicionale qershie”, thuhet në revistë.