Kosova
Edhe një grua vdes nga dhuna në familje, reagon rrejti i Grave
“RrGK kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit. Kryesit e dhunës dhe vrasësit duhet të dënohen për krimet e shkaktuara në pajtim me ligjin”, thuhet në reagim
Rrejti i Grave të Kosovës ka ngritur sërish zërin kundër dhunës në familje, ndërsa njoftoi sërish një grua shqiptare është vrarë nga bashkëshorti i saj. Ky reagim i Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) vjen në ditën kur vëmendja e tërë botës është në luftimin e dhunës ndaj grave.
“Pas komunikimit me Mbrojtësin e Viktimave në Pejë, RrGK u informua se kemi të bëjmë me një vrasje në tentativë” njofton RrGK.
Bashkëshorti i saj, sipas këtij rrjeti, kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila si pasojë e lëndimeve të rënda nuk ka arritur të jap deklaratën e saj në polici, pasi që ajo është dashur të dërgohet menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
“Aty edhe ndërroi jetë. Përveç të ndjerës, e lënduar ishte edhe bashkëshortja e djalit të tyre, e cila po ashtu ishte dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në reagim.
Sot, kur fillojnë “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës ndaj grave”, RRGK u bënë thirrje të gjitha institucioneve që të merren seriozisht me dhunën dhe vrasjet që po bëhen ndaj grave.
“RrGK kërkon nga organet e drejtësisë të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit. Kryesit e dhunës dhe vrasësit duhet të dënohen për krimet e shkaktuara në pajtim me ligjin”, thuhet në reagim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











