Lajme
Edhe kjo fundjavë përvëluese në Zvicër, temperaturat deri në 38 gradë
Fundjavë me temperatura afrikane në Zvicër, termometri ngjitet në 38°C
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën gjatë ditëve të fundit pritet të arrijë kulmin të shtunën, veçanërisht në pjesën frankofone të vendit, transmeton albinfo.ch.
Sipas parashikimeve të MeteoSwiss, temperaturat do të arrijnë në 34 gradë Celsius në Fribourg, 35 gradë në Lozanë, 36 gradë në Sion, Delémont, Neuchâtel, Biel/Bienne dhe Yverdon, ndërsa në Gjenevë termometri mund të shënojë deri në 37-38 gradë Celsius.
Megjithatë, ka lajme të mira për ata që mezi po e përballojnë vapën. Sipas meteorologëve, nga dita e hënë pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sinjalizuar fundin e kësaj vale të nxehti.
Temperatura maksimale të hënën parashikohet të jetë rreth 32 gradë Celsius, ndërsa të martën do të zbresë në 29 gradë. Të mërkurën pritet një tjetër rënie, me temperatura që do të lëvizin rreth 28 gradë Celsius.
Megjithëse moti do të mbetet i ngrohtë, kushtet pritet të jenë dukshëm më të përballueshme krahasuar me ditët e fundit të vapës ekstreme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











