Gjuha
Edhe këtë vit, tekste shkollore falas për nxënësit në Diasporë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për tekstet shkollore falas për Diasporën dhe kategoritë që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën për vitin shkollor 2019 – 2020, njofton Agjencia Kombëtare e Diasporës.
Sipas këtij vendimi Qendra e Botimeve për Diasporën do të botojë dhe do të sigurojë falas për vitin shkollor 2019-2020 tekstet shkollore dhe ato plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë, përcjell albinfo.ch.
“Do të përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra Botimeve për Diasporën nxënësit dhe mësuesit sipas përcaktimeve të vendimit të këshillit të ministrave nr.443 datë 26.06.2019, “Për organizimin e procesit mësimor dhe përzgjedhjen e arsimtarëve në Diasporë”, thuhet në njoftim.
Vendimin e plotë dhe listën e teksteve shkollore për Diasporën për vitin shkollor 2019-2020 mund ta lexoni duke klikuar në këtë vegëz.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














