Kosova
Edhe javën e ardhshme, nuk do të ketë reshje bore
Gjatë pesë ditëve të ardhshme, sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot në një komunikatë për media, se gjatë pesë ditëve të ardhme, moti në Kosovë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik. Në këto kushte, sipas këtij Instituti, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Vranësirat të mërkurën kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Krahasuar me vitin e kaluar që vjeshta e vonë ishte shumë e ftohtë, sivjet nëntori dhe gjysma e dhjetorit ka kaluar me mot të qëndrueshëm.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












