Futboll
Edhe Genku në garë për Rexhbeçajn
Rexhbeçaj në vitin 2017 është promovuar në ekipin e parë të Wolfsburgut
Pas Hannoverit, edhe skuadra nga Belgjika, Genk, është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Wolfsburgut, Elvis Rexhbeçaj, ka njoftuar të hënën e përditshmja gjermane “Bild”.
Mësohet se edhe Genku, sikurse Hannoveri, që bën gara në Bundesliga 2, tashmë ka kontaktuar Wolfbsurgun në lidhje me Rexhbeçajn, i cili pritet të largohet në janar për shkak të minutazhës së vogël.
22-vjeçari këtë edicion ka vetëm dy paraqitje me ekipin e parë, derisa në disa raste është aktivizuar edhe me ekipin e dytë.
Rexhbeçaj shihet si përforcim i duhur te skuadra belge që fillimisht po kërkon huazimin e tij për gjashtë muaj, me të drejtë të blerjes në fund të këtij edicioni.
Rexhbeçaj në vitin 2017 është promovuar në ekipin e parë të Wolfsburgut, klub më të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












