Shqipëria
Edhe “Financial Times” rekomandon të vizitohet Shqipëria më 2020
Artikulli vë theksin edhe te rëndësia e tureve historike, sidomos në zonat e mbrojtura nga Unesco, si Butrinti
Shqipëria është një ndër nëntë destinacionet kryesore të vitit 2020, të përzgjedhura nga prestigjiozja “Financial Times”, së bashku me vende si: Norvegjia, Çadi, Armenia, Japonia, Republika Domenikane, Mbretëria e Bashkuar dhe Uruguai.
Mali i Zi ka qenë ylli i vitit të kaluar, por i gjithë rajoni është në rritje, thuhet në shkrim, raportojnë mediat shqiptare.
“Turistët janë të tërhequr nga malet, kanionet, lumenjtë, vija bregdetare, qytetet antike, rrënojat e qyteteve greke dhe romane, qytezat otomane si dhe mikpritja rurale”, thotë “Financial Times, përcjell albinfo.ch.
“Aventurierët e udhëtimeve të gjata me këmbë, i shohin Bjeshkët e Namuna të veriut të Shqipërisë, të cilat deri pak kohë më parë ishin të paprekshme, si pasojë e periudhës së komunizmit apo luftës të Kosovës, si një alternativë e alpeve, të cilat nuk kanë fare zhvillim turistik”, thuhet më tej.
Nga ana tjetër, artikulli vë theksin edhe te rëndësia e tureve historike, sidomos në zonat e mbrojtura nga Unesco, si Butrinti. “Financial Times” citon edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, sipas të cilit, të huajt mendojnë se Shqipëria është një vend ku të vrasin apo të grabisin, por që kuptojnë që janë në parajsë sapo dalin gjallë nga vendi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













