Kosova
Edhe 53 milionë euro “Bechtel-Enka”-s për autostradën e Shkupit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se kjo po bëhet për shkak të dështimit të qeverisë së kaluar për t’ia paguar me rregull faturat konzorciumit
Qeveria e Kosovës ia ka ndarë 53 milionë euro shtesë Bechtel Enkas për ndërtimin e autostradës për në Shkup.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se kjo po bëhet për shkak të dështimit të qeverisë së kaluar për t’ia paguar me rregull faturat konzorciumit.
“Ata kanë kërkuar t’i paguajmë 63 milionë për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte. Pas negociatave, kemi arritur të ulim shumën në 45 milionë euro, duke shtuar edhe 8 milionë euro të TVSh-së, në total 53 milionë euro”, ka thënë Lekaj.
Kryeministri e ka arsyetuar ndarjen e kësaj shume, duke thënë se më mirë është të ndahen këta milionë, sesa Qeveria të përballet me procese gjyqësore.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









