E-Diaspora
Eddie Feka, kuzhinieri i suksesshëm në Çikago
Eddie Feka është pronar dhe kuzhinier në “Pizza Adamo” në Naperville të Çikagos. Ai ka treguar si filloi të gatuajë, cili është ushqimi i preferuar dhe prejardhjen e tij
Eddie Feka është pronar dhe kuzhinier në “Pizza Adamo” në Naperville të Çikagos. Biznesi i tij është shumë i suksesshëm dhe i frekuentuar. Ai në një intervistë për ‘Chicago Tribune’ flet për ushqimin e preferuar, si filloi me këtë biznes dhe çka ju rekomandon klientëve, përcjell albinfo.ch.
40-vjeçari në fillim është shprehur se buka është ushqimi i preferuar dhe nga kjo filloi gjithçka. “I ardhur nga vend i varfër si Shqipëria, buka është kryesorja. Ju nuk thoni se po shkojmë të hamë mëngjes ose drekë e darkë, ju thoni po shkojmë me ngrënë bukë. Në varësi të ditës, megjithatë, buka është baza e çdo gjëje”, ka thënë ai.
Feka ka treguar si filloi të merret me gatim. “Kam qenë i vogël, nëna dhe babai im shkonin të punonin nga 5:30 paradite dhe unë për të ushqyer veten kam filluar të gatuaj. Ndonjë tingëllon keq, por kështu kam filluar”.
40-vjeçari shton se nuk ka mësuar në fillim asgjë nga televizionet. “Nuk kishim asnjë TV, sepse gjëra të tilla ishin të censuruara. Unë kam parë familjarët e mi duke përgatitur, sepse kemi qenë një familje e madhe me xhaxhallarë, gjyshërit e mi, prindërit e mi, të gjithë kemi jetuar në një çati. Kam filluar të gatuaj në moshën 15-vjeçare. E kam mësuar veten dhe gruan time”, ka shtuar ai.
Tri kuzhinat e preferuara të tij janë të Lindjes së Mesme, italiane dhe amerikane. Ai ka shtuar se gjëja më e mirë që ka ngrënë është supa verore që e kanë bërë në Shqipëri me perime të freskëta dhe ka shije të jashtëzakonshme.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriEddie Feka
- Prejardhja:Shqipëri
- Vendi ku vepron:Çikago
- Profesioni:Kuzhinier
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











