Integrimi
“E ke shkruar dënimin tënd me vdekje” – Dënohet kosovari për kërcënim të ish të dashurës
Ai, një mesazh të tij drejtuar ish të dashurës thotë: "Do të të vras" ndërsa një tjetër "e ke shkruar dënimin me vdekje"
Automekaniku tashmë 24-vjeçar nuk kishte mundur ta pranonte ndarjen nga e dashura e tij në korrik të 2019-ës. Ai i kishte dërguar mesazh asaj që t’i jepte një arsye për të mos e vrarë, transmeton albinfo.ch. Madje, shumë konkretisht, një mesazh i tij thotë: “Do të të vras” ndërsa një tjetër “e ke shkruar dënimin me vdekje”.
Më tej ai i ka kërkuar asaj që të mos kishte një të dashur të ri deri në moshën 27-vjeçare. E kishte quajtur edhe një copë m…, lavire e ndyrë etj.
Shetasi i Zvicrës me rrënjë kosovare ka kërcënuar se do t`ia dërgonte babait të saj, po ashtu kosovar, fotot nudo dhe videot seksi të së bijës, shkruan 20minuten.ch. Ai kërkonte edhe para, përndryshe fotot nudo do të bëheshin temë bisede në familjen e saj. I akuzuari ishte shprehur se mund t’i merrte paratë në “mënyrë të mirë” ose “shumë brutale”.
Familja e saj do të jetë “e turpëruar”. Nga frika, ajo i kishte dhënë atij 1500 franga. Kur ai pastaj i kishte kërkuar 3500 franga të tjera, ajo kishte refuzuar dhe e kishte raportuar atë në polici, në dhjetor 2020, përcjell albinfo.ch. Policia e ka arrestuar dhe e ka mbajtur në paraburgim për dy muaj të akuzuarin.
“Nuk e kam kërcënuar asnjëherë `live` por vetëm në celular
Të martën, i riu doli përpara trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Hinwil (ZH), i akuzuar për zhvatje, kërcënime, detyrime dhe vepra të tjera. Ai ka rrëfyer dhe justifikuar veprimet me faktin se kishte një urrejtje të madhe për të dashurën e tij kur ajo kishte shpallur ndarjen në mënyrë të beftë.
“Ajo ishte dashuria ime e madhe”, ka thënë ai. “Ishte diçka e sëmurë ajo që keni bërë”, i tha gjykatësit në retrospektivë. “Por nuk e kam kërcënuar asnjëherë “live”, vetëm në celular. Ishte një akt dëshpërimi”, është shprehur kosovari.
Ata ishin çift prej tre vitesh. “Jeta ishte perfekte atëherë. Kisha mbaruar praktikën, kisha kryer ushtrinë, isha pa borxhe dhe nuk merrja drogë”. Pasi është mbajtur në paraburgim në fillim të vitit 2021, ai kishte marrë trajtim psikologjik dhe i ishte nënshtruar terapisë me ilaçe.
Akuzohet edhe për kundërvajtje në trafikun rrugor
Tani ai është në një lidhje të re, dëshiron të krijojë familje dhe është “në rrugën e duhur”, thotë ai, transmeton albinfo.ch. Ai është i papunë dhe kërkon punë – gjë që është e vështirë sepse së shpejti duhet të heqë dorë nga patenta e shoferit. Kjo e fundit, sepse ai duhet të përgjigjet edhe për kundërvajtje në qarkullimin rrugor.
Në vitet 2017/18 ai kishte filmuar vetë dhjetë udhëtime me shpejtësi përmes regjionit Oberland të Cyrihut dhe ua kishte përcjellë filmat kolegëve. Policia i ka gjetur videot në celularin e tij. “Ishte pakujdesi rinore”, i arsyetoi ai veprat. Në atë kohë ai i ka konsideruar “cool” xhirot me shpejtësi të madhe, transmeton albinfo.ch. Për këto arsye, zyra kantonale e trafikut rrugor do t’i tërheqë patentën e shoferit sapo vendimi pas gjykimit të marrë formë të prerë.
Gjykimi u zhvillua në procedurë të shkurtuar dhe gjykata ka miratuar propozimin e prokurorit: dënim me burg prej 36 muajsh – nga të cilët i akuzuari duhet të vuajë dymbëdhjetë muaj – dhe gjobë me kusht prej 180 njësish ditore me nga 80 franga.
Përveç kësaj, ai duhet të paguajë shpenzime gjyqësore dhe hetimore, si dhe duhet t’i paguajë ish-të dashurës dëmshpërblim dhe kompensim në shumën prej 5 mijë frangash. Ai gjithashtu nuk lejohet të kontaktojë me të për katër vjet dhe duhet të mbajë një distancë prej 100 metrash prej saj.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike Spitali Whittington dhuron manuale për trajtimin e gjendjeve kritike Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë... -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani -
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavarësisë,
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











