CH-Ballkani
E diela, ditë historike për shqiptarët e Tuzit
Më 1 shtator 2018 ka hyrë në fuqi Ligji që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit, duke e ndarë atë përfundimisht nga Komuna e Podgoricës
E diela e 3 marsit do të jetë një ditë historike për shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi, ku do të zhvillohen zgjedhje lokale, nga ku shpresohet që drejtimin e kësaj komune ta ketë një shqiptar.
Më 1 shtator 2018 ka hyrë në fuqi Ligji që mundësoi krijimin e Komunës së Tuzit, duke e ndarë atë përfundimisht nga Komuna e Podgoricës.
Kryetari i Komunës zgjidhet me shumicë të thjeshtë nga Këshilli Komunal njohur si Parlamenti i Tuzit, që në total ka 32 anëtarë.
Më 30 janar 2019 në Tuz, tre subjektet politike kryesore shqiptare (Alternativa Shqiptare-ASH, Lidhja Demokratike Shqiptare-LDSH dhe Unioni Demokratik Shqiptar-UDSH) nënshkruan një Deklaratë mbi koalicionin parazgjedhor “Forumi Shqiptar” me sloganin “Malësia në bashkon”.
Kjo mundësoi kandidimin me një listë të vetme, çka mund të maksimizojë votat e tyre.
Besnik Mustafaj, ish-ministër i Punëve të Jashtme, duke komentuar këto zgjedhje, i tha Top Channel se ato përmbushin një aspiratë të kahershme të shqiptarëve: “Për herë të parë ne shohim klasën politike të shqiptarëve në Malin e Zi të bashkuar në një listë të vetme. Pra, tregon një pjekuri që duhet konkluduar me fitore. Por, është edhe përpjekje e shqiptarëve të diasporës dhe për hir të së vërtëtës e të gjitha qeverive shqiptare të Tiranës”, përcjell albinfo.ch.
Partia Demokrate Socialiste e Millo Gjukanoviçit, thotë Mustafaj, do të mundohet me çdo kusht t’i fitojë këto zgjedhje: “Partia e Gjukanoviçit në pushtet po përdor metoda të ligjshme e të paligjshme, mjete të ligjshme e të paligjshme për t’ua marrë këtë fitore shqiptarëve”.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka edhe një mesazh për diasporën e shqiptarëve nga Tuzi: “Ju lutem të gjithë shqiptarëve që kanë mundësi të votojnë në komunën e Tuzit, kudo ku janë nëpër botë, të bashkohen ke kutia e votimit. Është një fitore e përbashkët ose disfatë e përbashkët, jo vetëm e atyre që jetojnë në Tuz”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë













