Bota
Dyshohet për 170 refugjatë të vdekur në Mesdhe
Disa shtete evropiane, mes të cilave edhe Italia, kanë refuzuar të pranojnë emigrantë në vitet e fundit
Rreth 170 persona dyshohet të kenë vdekur në dy incidente të ndara në ujërat e Mesdheut.
Lajmi jepet nga agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR.
Marina italiane raporton mbytjen e një anijeje pranë brigjeve të Libisë, me 117 persona në bord, ndërkohë që autoritetet marokene dhe spanjolle janë përpjekur, me sa duket pa sukses, të gjejnë një varkë të humbur në Mesdheun perëndimor, transmeton “TCH”.
Agjencia e OKB-së për Refugjatët, gjithsesi kujdeset të theksojë se nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave. Por, në një përmbledhje për vitin 2018, ajo nënvizon se më shumë se 2.200 njerëz kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre të dështuara për të kaluar Mesdheun, përcjell albinfo.ch.
Varka e parë, me 53 persona në bord, raportohet të jetë zhdukur në detin Alboran në cepin më perëndimor të Mesdheut. Një i mbijetuar po trajtohet në një spital të Marokut, pasi kaloi rreth 24 orë i bllokuar në det. Kërkimet për të kanë qenë të pasuksesshme prej disa ditësh.
Një varkë e dytë tip gomoneje u nis nga Libia të shtunën, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM). Zëdhënësi Flavio Di Giacomo thotë se 3 të mbijetuar u kanë thënë atyre se në bordin e saj ishin 120 persona, të cilët u nisën nga brigjet e Garabullit në Libi.
Një avion i Forcave Ajrore italiane hodhi dy mjete pluskuese të premten, teksa pikasi mbytjen e gomones në ujëra ndërkombëtare. Tri personat e mbijetuar vuajnë tashmë nga hipotermia, e u shpëtuan me helikopter për të marrë ndihmën e shpejtë në ishullin e Lampeduzës.
IOM-ja thotë se 4.216 emigrantë kanë kaluar në Evropë përmes detit në 16 ditët e para të vitit 2019, më shumë sesa dyfishi i atyre që erdhën në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Disa shtete evropiane, mes të cilave edhe Italia, kanë refuzuar të pranojnë emigrantë në vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit Skuadra e femrave e BK Häcken ka shkruar histori duke fituar UEFA Women’s Europa Cup 2026,... -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online













