Lajme
Dy vëllezër 8 dhe 11 vjeç gjenden të mbyllur në një banesë në Cyrih
Fëmijët 8 dhe 11 vjeç u gjetën të mbyllur vetëm në një banesë me dritare të mbuluara dhe derë të siguruar me dry. Autoritetet suedeze kishin marrë 26 raportime për rrezikun ndaj tyre.
Dy vëllezër suedezë, të moshës 8 dhe 11 vjeç, janë shpëtuar nga policia në Zyrih në shkurt të vitit 2026, pasi u gjetën të mbyllur në një banesë të siguruar me dry, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportimeve të mediave suedeze, dritaret e banesës ishin mbuluar me dërrasa dhe qese të zeza, ndërsa dera ishte mbyllur me një dry. Fëmijët kishin qëndruar për disa orë vetëm dhe pa ujë.
Kur policia hapi banesën, dy vëllezërit thuhet se vrapuan menjëherë drejt kuzhinës dhe pinë disa gota ujë. Në dhomë kishte erë urine, ndërsa ajri ishte i rënduar dhe i ndenjur. Babai i tyre u kthye në shtëpi rreth orës 22:40 dhe u arrestua nga policia.
Autoritetet suedeze ishin paralajmëruar prej vitesh
Sipas gazetës suedeze Dagens Nyheter, familja ishte e njohur për autoritetet në Suedi prej vitesh.
Raportimi i parë për rrezik ndaj fëmijëve ishte bërë në vitin 2019, kur djali i madh ishte vetëm tre vjeç. Më pas, paralajmërime të tjera erdhën nga kopshti, shkolla dhe policia.
Në total, shërbimet sociale suedeze kishin pranuar 26 raportime lidhur me mirëqenien e dy fëmijëve dhe ishin zhvilluar rreth 15 hetime për situatën e tyre.
Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga gazeta suedeze, djali i madh ishte paraqitur disa herë në shkollë i uritur, i dëshpëruar dhe me erë urine.
Familja planifikoi largimin nga Suedia
Situata thuhet se u përkeqësua në fund të vitit 2023, pas një konflikti mes nënës dhe shkollës. Sipas raportimeve, ajo kishte kërcënuar punonjës të institucionit, pas së cilës ndaj saj ishte vendosur ndalim hyrjeje në shkollë.
Në vitin 2024, kur autoritetet mësuan se familja planifikonte të largohej drejt Zvicrës, autoritetet sociale suedeze vendosën fillimisht ndalim për largimin e dy vëllezërve nga vendi dhe kërkuan që ata të vendoseshin nën kujdesin shtetëror.
Megjithatë, të dyja masat u tërhoqën pak kohë më vonë. Më pas, nëna kishte deklaruar se fëmijët ishin zhvendosur në Dubai dhe jetonin atje me të afërm, shkruan 20 minuten.
Një sinjal nga pronari çoi policinë te fëmijët
Në shkurt të vitit 2026, një informacion i dhënë nga pronari i banesës ku jetonte babai bëri që policia zvicerane të ndërhynte.
Pas shpëtimit, babai pranoi një dënim për shkelje të detyrimit të kujdesit ndaj fëmijëve. Sipas dokumenteve gjyqësore zvicerane të cituara nga Dagens Nyheter, ai u dënua me një masë me kusht.
Dy vëllezërit janë kthyer ndërkohë në Suedi, ku jetojnë së bashku në një institucion të mbikëqyrur. Kontakti i tyre me të dy prindërit është ndërprerë plotësisht. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











