Kosova
Dy të rinj vdesin në aksident trafiku
Dy të rinj kanë humbur jetën sot në orët e hershme të mëngjesit në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prizren-Gjakovë, saktësisht afër fshatit Krushë e Vogël. Policia e Prizrenit e ka konfirmuar rastin për “KALLXO.com”.
“Menjëherë njësitë tona kanë shkuar në drejtim vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bëjmë me një aksident me fatalitet, ku dy të rinj kanë humbur jetën”, ka thënë zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi, përcjell albinfo.ch.
Sipas zëdhënësit, aksidenti ka ndodhur teksa vozitësi i kamionit të kompannisë “Bechtel Enka” ka dashur të kyçet te udhëkryqi që çon për në fshatin Randrobravë është goditur në mënyrë ballore nga vetura në të cilën gjendeshin viktimat.
Sipas Policisë, shoferi i kamionit është munduar të marrë masa të sigurisë me ndihmën e një automjeti përcjellës, sikurse edhe të rinjtë që janë përpjekur të ndalen me veturën e tyre, por nuk kanë arritur ta evitojnë aksidentin.
Dy të rinjtë kanë vdekur në vendin e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












