Kosova
Dy të ndaluar në Leposaviq, iu gjetën emblema të ushtrisë serbe
Policia ndalon serbin, në veturë i gjen emblema të ushtrisë, boks hekuri dhe shkop bejsbolli
Sot, policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar dy persona, te të cilët, ndër të tjera, janë gjetur e janë konfiskuar edhe dy emblema të ushtrisë serbe dhe një bluzë më mbishkrimin Wagner, përcjell albinfo.ch.
Policia ka njoftuar në raportin 24 orësh se rasti është duke u trajtuar si nxitje e urrejtjes, përçarjes e mosdurimit kombëtar.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, shtetas i Serbisë, duke drejtuar automjetin e tij, ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar është vërejtur një bluzë me mbishkrim të shkronjës “Z’’, ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit Wagner”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz













