Lajme
Të lënduarit në Kroaci: Dy persona në gjendje të rëndë, sot transferohen në Zagreb
Policia dhe prokuroria kroate nisin hetimet lidhur me aksidentin tragjik në Sllavonski Brod
Në një autostradë në Sllavonski Brod të Kroacisë dje ndodhi një aksident trafiku i një autobusi me pasagjerë nga Kosova, ku si pasojë humbën jetën 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Autobusi me targa të Kosovës, brenda të cilit ishin 67 pasagjerë dhe dy shoferë, doli nga rruga – ku si pasojë humbën jetën nëntë pasagjerë dhe një shofer, përcjell albinfo.ch.
Media kroate INDEX raporton se 42 persona janë dërguar në spitalin e Slavonski Brod, ndërsa dy të tjerë në spitalin e Novi Grad.
Një burrë i cili u shtrua fillimisht në spitalin e Novi Grad me një dëmtim të shtyllës kurrizore u transportua në Zagreb për trajtim të mëtejshëm.
Sipas informacioneve të mëtejshme, dy persona janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Ata do të transferohen sot në Zagreb.
Disa nga personat që patën lëndime të lehta, sot do të dalin nga spitali.
Mes të vdekurve ishte edhe një shofer.
Një nga të vdekurit në aksident është njëri nga dy shoferët e autobusit me targa të Kosovës, i cili nuk ishte duke vozitur në momentin kur ndodhi aksidenti.
Djali i tij, Adhurim Sylmetaj, i dha lamtumirën e fundit me një mesazh në Facebook.
“Ah, baba, dhimbja është shumë e madhe, trishtimi është shumë i madh. Ditën që ju shoqërova deri në autobus, ju përqafova, por jo aq sa duhet. Zoti ju dha parajsën”, ka shkruar dje djali i shoferit që vdiq.
Për rastin tragjik, ka dhënë detaje policia e Kroacisë përmes një deklarate.
Shoferi i cili ishte pas timonit në kohën e aksidentit i tha policisë se e zuri gjumi për një moment.
Natën e kaluar, Kryeministri Plenković dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti vizituan të plagosurit në Spitalin e Përgjithshëm, Slavonski Brod.
Pas kësaj, ata u drejtuan për në konviktin Antonio, ku ishin vendosur katërmbëdhjetë njerëz që nuk u lënduan në aksident.
Siç ka mësuar portali lokal SBOnline, ata do të qëndrojnë edhe sot në Slavonski Brod.
Në anën tjetër, policia dhe prokuroria kanë filluar hetimet dhe rrethanat e aksidentit.
Shoferi i autobusit ka pranuar gjatë intervistimit në policinë kroate se e kishte zënë gjumi, ndërsa më vonë u raportua se ai është arrestuar.
Siç raportojnë mediat kroate, disa prej pasagjerëve që kanë pësuar lëndime më të lehta, do të duhej që sot të liroheshin nga spitali i Brodit.
“Sot planifikojmë të lirojmë disa prej pasagjerëve që kanë pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë mjeku kroat Josip Samargjiq.
E-Diaspora
-
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor Marrëveshja me katër shtetet e EFTA-s synon të lehtësojë tregtinë dhe të hapë mundësi të reja... -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren -
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











