Kosova
Dy aksidente, dy të vdekur
Policia e Kosovës ka njoftuar se një 69-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 në Koshtovë të Mitrovicës. Viktima ishte këmbësori H.A., përcjell albinfo.ch.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje, nga hetuesit e Njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e ngasësit të automjetit. Ndaj të dyshuarit 34-vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor, derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Ndërkohë, sot një person ka humbur jetën rreth orës 07:30, në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, te Parku i Biznesit ne Drenas, si pasojë e një vetaksidenti. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në këtë rast tragjik është përfshirë vetëm një veturë, ndërsa rasti po hetohet nga njësitë relevante.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të kenë kujdes më të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, sidomos tash me ndryshimin e kushteve atmosferike.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












