Kosova
Dy aksidente me dy të vdekur në Pejë
Policia në Pejë njofton se në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur mbrëmë në këtë qytet kanë vdekur dy të rinj, transmeton albinfo.ch.
Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 22:45 në rrugën “UÇK” në Pejë, në afërsi të palestrës së sporteve. “Në këtë aksident pos dëmeve të mëdha materiale shkaktohen edhe lëndime trupore, me ç’rast kanë pësuar gjashtë (6) persona, të cilët dërgohen në spitalin rajonal në Pejë dhe më pas dy (2) nga ta dërgohen për në QKUK-Prishtinë, pasi që gjendja e tyre ishte e rënde sipas vlerësimit mjekësor, ku më pas policia është informuar se njëri nga personat e lënduar të dërguar në Prishtinë me inicialet D.R. (1992) kishte ndërruar jetë, dhe ky ishte si pasagjer në njërin nga automjetet e aksidentuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 23:21 në afërsi të shkollës fillore në fshatin Gllogjan në Pejë, me ç’rast janë lënduar pesë (5) persona, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë dhe njëri nga ta i mitur ka arritur në spital pa shenja jete.
Policia thotë se ngasësi i veturës nga shpejtësia e madh ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar.
Me vendim të prokurorit të Shtetit viktima iu është liruar familjarëve, nuk është dërguar në autopsi, ndërsa të lënduarit tjerë janë ndaluar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.
Policia apelon për shtim të vigjilencës gjatë drejtimit të automjeteve në trafik.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











